Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell e ka cilësuar si vendim historik udhëtimin e qytetarëve të Kosovës drejt BE-së pa viza.
Borell ka shkruar në X se i gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave.
“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës që nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, ka shkruar ai.