UBT News

Borrell “i shqetësuar” nga numri i madh i viktimave në kampin e refugjatëve në Gaza

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të mërkurën se është i shqetësuar nga numri i madh i viktimave si pasojë e sulmit të Izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gaza, duke u kërkuar të dy palëve të balancojnë të drejtën e tyre për vetëmbrojtje me “detyrimin për të kursyer civilët në masën më të madhe të mundshme”.

“Duke u bazuar në qëndrimin e qartë të Këshillit të BE-së se Izraeli ka të drejtë të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe duke garantuar mbrojtjen e të gjithë civilëve, jam i tmerruar nga numri i madh i viktimave pas bombardimeve nga Izraeli në kampin e refugjatëve Jabalia”, shkroi Borrell në rrjetet sociale.

“Ligjet e luftës dhe të njerëzimit duhet të zbatohen gjithmonë, përfshirë edhe kur bëhet fjalë për ndihmën humanitare. Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që nga java e kaluar për korridore humanitare dhe pauza për nevoja humanitare”, shtoi ai.

“E drejta për vetëmbrojtje duhet gjithmonë të balancohet nga detyrimi për të kursyer civilët në masën më të madhe të mundshme”, shkroi tutje Borrell./UBTNews/

Exit mobile version