Vladimir Putin dhe ministri i tij i jashtëm, Sergej Lavrov, pritet të futen në një listë të individëve të BE-së që do të përballen me ngrirje të aseteve, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i bllokut për punët e jashtme, Josep Borrell, përcjell UBT News.
Duke folur përpara një takimi të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku do të miratohen disa sanksione kundër Rusisë, Borrell tha,“Nëse nuk ka surpriza dhe askush nuk kundërshton pasi ne kërkojmë unanimitet, atëherë po, Putin dhe Lavrov do të jenë në listë”.
Siç raporton Daniel Boffey i The Guardian, masa është kryesisht simbolike, pasi presidenti rus nuk ka gjasa të ketë asete personale të identifikueshme jashtë vendit, por do të jetë pjesë e një përpjekjeje për të theksuar vendosmërinë e BE-së.
Putin dhe Lavrov, i cili ka qenë ministër i Jashtëm që nga viti 2004, nuk do të përballen me ndalime udhëtimi pasi BE-ja dëshiron të mbajë një mënyrë për mundësi diplomatike në mes të krizës, thanë ministrat./UBTNews/