UBT News

Borrell: Sikur janë në modë, nëse s’ke ‘non-paper’ s’je askushi!

Shefi i diplomacisë Europiane, Josep Borrell, ka folur lidhur me çështjen e disa dokumenteve të rrjedha në media, ku flitet për ndryshime kufijsh mes Kosovës e Serbisë.

Megjithatë derisa mohoi se punon me dokumente të tilla, Borrell është shprehur se duket sikur këto ‘’non-paper’’ janë në modë, njofton Klan Kosova.

”Duket sikur janë në modë. Nëse nuk ke ‘’non-paper’’ nuk je askushi. Nuk kam marrë asnjë nga këto dokumente. Unë nuk punoj me ‘’non papers’’.

”Për mua këto fanton dokumente nuk janë të besueshme dhe kam shprehur shqetësimin se këto kumente dhe lajme të rrejshme janë duke qarkulluar dhe ne nuk jemi duke bërë asgjë me to”.

Exit mobile version