Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell ka thënë se duhet të shmanget ndërhyrja e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor. Kështu ka thënë ai në një fjalë rasti nga takimi i ministrave të Jashtëm të G7 në Munster të Gjermanisë.
“Unë mendoj se ka dy fjalë që përmbledhin atë që duhet të ndodhë në Ballkanin Perëndimor: njëra është elasticiteti dhe tjetra është pajtimi. Ne duhet të shmangim ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh mes tjerash Borrelli.