Bashkimi Evropian “dënon” mbajtjen e referendumeve të paligjshme nga forcat pro-ruse në Ukrainë, tha të mërkurën shefi i politikës së jashtme të bllokut, Josep Borrell.
Referendumet kanë parë katër zona të okupuara nga Rusia të Ukrainës që kanë votuar nëse do t’i bashkohen Rusisë, nëpërmjet votimit që janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
“BE denoncon mbajtjen e “referendumeve” të paligjshme dhe rezultatin e tyre të falsifikuar”, tha Borrell në një postim në Twitter, duke shtuar, “Kjo është një tjetër shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, mes abuzimeve sistematike të të drejtave të njeriut”.
“Ne përgëzojmë guximin e ukrainasve, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë dhe rezistojnë pushtimin rus”, shtoi ai./UBTNews/