UBT News

Borrell bën thirrje për paqe të qëndrueshme në Gaza

European Union High Representative for Foreign Affairs and Security Policy Josep Borrell speaks during a debate on the humanitarian situation in Gaza, at the European Parliament in Strasbourg, eastern France on November 22, 2023. (Photo by FREDERICK FLORIN / AFP) (Photo by FREDERICK FLORIN/AFP via Getty Images)

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka bërë thirrje për armëpushim “të gjatë” mes Izraelit dhe Hamasit.

Armëpushimi katërditor është “hapi i parë i rëndësishëm” drejt një “zgjidhjeje politike”, tha kryediplomati i BE-së në Forumin e tetë Rajonal të Bashkimit për Mesdheun (UfM) në Barcelonë të Spanjës.

“Nesër përfundon pezullimi i operacioneve. Ndoshta do të zgjasë edhe disa ditë. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si do të vazhdojmë procesin politik nga sot”, shtoi Borrell./UBTNews/

Exit mobile version