UBT News

Borrell: BE duhet të merr pjesë në bisedimet për garancitë e sigurisë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, deklaroi dje se BE-ja duhet të marrë pjesë në bisedimet për garancitë e sigurisë në rajonin euroatlantik, të cilat u ofruan nga Rusia.

“Të premten, Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi një projekt-propozim për garancitë e sigurisë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe anëtarëve evropianë të NATO-s. Është e qartë se BE-ja duhet të jetë pjesë integrale e bisedimeve të tilla”, ka shkruar Borrell në blogun e tij.

Ai theksoi se OSBE-ja ofron mekanizma dhe rregulla që ende, siç tha ai, janë gurthemeli i çdo angazhimi me Rusinë.

Më herët Ministria e Jashtme ruse publikoi dy projektmarrëveshje për garancitë e sigurisë, të cilat i kërkon SHBA-së dhe NATO-s. Rusia ka thënë se kërkon garanci ligjërisht të detyrueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO se Aleanca “do të heqë dorë nga çdo aktivitet ushtarak në Evropën Lindore dhe Ukrainë”.

Exit mobile version