UBT News

Borrell: BE duhet ta ketë prioritet blerjen e predhave për Ukrainën

Fondet ekzistuese të Bashkimit Evropian do të duhet të jenë prioritet për prokurimin e municioneve për Ukrainën para se të pritet ndonjë vendim për fonde të reja, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të përdorim atë që kemi. Nëse vendet anëtare janë të gatshme të ofrojnë më shumë, unë do të jem i lumtur. Por sot le të jemi realistë dhe pragmatikë dhe të diskutojmë për gjërat që mund të miratohen sot”, tha Borrell në Stokholm./UBTNews/

Exit mobile version