Bashkimi Evropian do të sigurojë 521 milionë dollarë (500 milionë euro) mbështetje ushtarake për Ukrainën, sipas kryediplomatit të bllokut, Josep Borrell.
“Ne do të ofrojmë një këst të ri prej 500 milionë eurove të tjera mbështetje ushtarake për Ukrainën” u tha gazetarëve Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë gjatë rrugës për në një takim të ministrave të jashtëm të G7 në Weissenhaus në Gjermani.
G7 gjithashtu do të “ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë” për sa i përket sanksioneve ekonomike, sipas Borrell. Diplomati tha se ishte “optimist” se mund të arrihet një marrëveshje për një embargo të BE-së ndaj importeve të naftës ruse, duke theksuar nevojën për “të hequr qafe varësinë e naftës nga Rusia”.
Grupi i kombeve më të pasura në botë do të diskutojë gjithashtu dezinformimin në kohë lufte dhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, tha Borrell./UBTNews/