Boronicat janë fruta të ëmbla, të ushqyera dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.
Megjithëse të vegjël, ato kanë një ndikim të madh në trupin dhe mendjen tonë: mbrojnë zemrën dhe trurin, kujdesen për sytë dhe lëkurën.
Antioksidantët që gjenden te boronicat, veçanërisht ato të egra që rriten në tokat shqiptare, janë aq të fuqishme sa mund të neutralizojnë radikalet e lira, të cilat lidhen me zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumorale.
Ato konsiderohen si mbreti i ushqimeve antioksidante, me kapacitetin më të lartë ndër të gjitha frutat e perimet që konsumojmë zakonisht.
Ulin dëmtimin e qelizave
Dëmtimi ndodh dhjetëra mijëra herë në ditë e kontribuon në plakjen e trupit dhe zhvillimin e disa tumoreve. Konsumimi i boronicave ndihmon në mbrojtjen kundër këtyre dëmtimeve, duke mbështetur shëndetin dhe rinimin e qelizave.
Ulin tensionin e gjakut
Një studim i Universitetit Mjekësor të Cleveland tregoi se individët me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës panë një ulje prej 4-6% të tensionit të lartë të gjakut pas konsumimit të 50 gramë boronica çdo ditë për tetë javë.
Përmirësojnë funksionin e trurit dhe kujtesën
Antioksidantët në boronica kanë efekte pozitive mbi trurin, duke ndihmuar në ngadalësimin e rënies së funksioneve me moshën. Një studim gjashtëvjeçar me 16,010 të moshuar tregoi se boronicat dhe luleshtrydhet mund të vonojnë plakjen e trurit deri në 2.5 vjet.
Efekt anti-diabetik
Përmbajnë më pak sheqer krahasuar me frutat tjera, një kupë përmban 15 gramë sheqer natyral, sasia e një molle të vogël ose portokalli.
Për më tepër, boronicat janë të shijshme, me ngjyrë tërheqëse dhe mund të konsumohen si të freskëta, ashtu edhe të ngrira, duke i bërë ato një zgjedhje ideale për çdo dietë. /A.Z/UBT News/
