UBT News

Boris Johnson shpallet qytetar nderi i Kievit

Ish-kryeministrit britanik i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës.

Teksa kumtoi lajmin, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Boris Johnson është një “mik i madh i Ukrainës”.

“Johnson ka bërë dhe jam i sigurt se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të garantuar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën”, deklaroi ai mes tjerash.

Johnson ishte një nga liderët e parë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, në fund të muajit prill. Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar mbështetjen e tij për Ukrainën./UBTNews/

Exit mobile version