Boris Johnson ka thënë se do të mbështeste ligjet e reja për sekuestrimin dhe shitjen e aseteve ruse për të financuar rindërtimin e Ukrainës.
Duke folur në Davos, ish-kryeministri tha se Rusia “duhet të paguajë”, duke shtuar se ai mbështet idenë që Moska duhet t’i paguajë reparacionet Kievit.
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë filluar tashmë procesin e sekuestrimit dhe shitjes së aseteve ruse.
Johnson, një figurë e njohur në Ukrainë për mbështetjen e tij të gjatë në luftën e tyre kundër Rusisë, u bë gjithashtu qytetar nderi i Kievit nga kryetari i qytetit dhe ish-kampioni i boksit në peshat e rënda, Vitaliy Kltischko./UBTNews/