Kryeministri britanik, Boris Johnson është në vetizolim pasi pati kontakt me një deputet që rezultoi pozitiv me COVID-19. Johnson u takua të enjten rreth 35 minuta me deputetin, Lee Anderson, i cili një ditë më pas kishte simptoma të COVID-19.
Johnson tha se “po ndjehet mirë” në ditën e parë të vetizolimit. Ai ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë rregullat.
Kryeministri tani do të punojë nga banesa e tij në Downing Street./UBTNews