Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e presidentes së Kosovës.
Ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës të fokusohen në ndërmarrjen e reformave dhe në vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë.
“Urime Vjosa Osmani për postin e presidentes së Kosovës. Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit në BE. Me formimin e institucioneve të reja, Kosova tani mund të fokusohet vendosmërisht në reformat e nevojshme dhe në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Borell në Twitter.
Congratulations to @VjosaOsmaniMP on her election as President of Kosovo. The #EU continues to support #Kosovo on its EU integration path.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 4, 2021
With the new institutions in place, Kosovo can now firmly focus on necessary reforms and the EU-facilitated Dialogue.
Vjosa Osmani u zgjodh në raundin e tretë të votimit, me 71 vota për./UBTNews