UBT News

Borell pas kërcënimeve të Putin: Paqja botërore është në rrezik

Kryediplomati evropian, Josep Borell ka thënë se paqja botërore është në rrezik pas kërcënimeve të fundit nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Borell ka thënë se kërcënimi me armë bërthamore është një rrezik real për të gjithë.

“Njoftimi i Putinit për referendume të rreme, mobilizim të pjesshëm ushtarak dhe shantazh bërthamor janë një përshkallëzim i rëndëKërcënimi me armë bërthamore është i papranueshëm dhe një rrezik real për të gjithë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet për të parandaluar veprime të tilla. Paqja botërore është në rrezik”, ka shkruar Borell.

Exit mobile version