Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka liruar nga detyra tashmë ish-kryeshefin ekzekutiv, Nagip Krasniqi.
Në njoftim thuhet se Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.
“Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, Nagip Krasniqi”, thuhet në njoftim.
Më 19 prill 2023, Prokuroria Speciale ka arrestuar drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi nën dyshimin se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.
Pas arrestimit, një muaj më vonë, Bordi i KEK-ut kishte pezulluar nga detyra e kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Ndërsa, më 15 shtator 2023 me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Krasniqi është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë i është zëvendësuar me atë për ndalimin e afrimit të vendit apo personit të caktuar në çështjen penale kundër tij.
Bordi i Drejtorëve të KEK-ut në shkurt të këtij viti ka emëruar kryeshef ekzekutiv (ushtrues detyre) në Korporatën Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri.