UBT News

Bora na erdhi papritur! Çaj mali kundër kollës dhe gripit

Çaj i ngrohtë mali me gjalpë, ëmbëlsuar me mjaltë e pak lëng limoni për vlera është një ndër kurat më të forta që mbrojnë organizmin.

Një traditë e trashëguar brez pas brezi, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë. Ky i fundit është element që e bën shijen e çajit interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.

Nëse ju pëlqen çaji i malit, përdoreni shpesh kështu, në mëngjes, por edhe në mbrëmje.

Përzierja e tij me gjalpin rrit forcën vepruese të vlerave ushqyese. Gjalpi është i pasur me vitamina dhe minerale.

Përbërësit:

Një grusht me çaj mali;

Një lugë çaji me mjaltë;

Dy lugë gjellë me lëng limoni.

Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë 10 minuta, e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit, në fund gjalpin e freskët. Çaji pihet kur është i ngrohtë.

Çaji me fuqitë e një mali për shëndetin

Aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit, ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit. Ai ndikon për një tretje të lehtë e lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.

Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.

Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

Vlerat e limonit dhe mjaltit

Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin. Vetitë kuruese janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, që i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut. Mjalti, është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.

Para shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës, ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. /UBT News/

Exit mobile version