UBT News

“Bombardimi i spitalit të fëmijëve në Mariupol është i papranueshëm”

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin ka reaguar pas bombardimeve ruse në një maternitet dhe spital të fëmijëve në Mariupol të Ukrainës.

Parolin tha se bombardimi i qendrave mjekësore për femra dhe fëmijë është i papranueshëm. Ai përsëriti dëshirën e Vatikanit për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, nëse kërkohet.

Parolin e pranon se mundësia për të negociuar është e vogël, por shpreson se mund të arrihet një marrëveshje./UBTNews/

Exit mobile version