UBT News

Bombardimet ruse në Ukrainë, raportohet për shtatë viktima

Shtatë persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e bombardimeve nga forcat ruse në Ukrainë, thotë policia ukrainase.

Zyrtarët thonë se në një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa-s, kanë vdekur gjashtë persona dhe u plagosën shtatë të tjerë. 19 persona raportohet se janë të zhdukur. Një person ka vdekur në qytetin Mariupol.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij. Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”./UBTNews/

Exit mobile version