Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se një ndërtesë dykatëshe në qytetin e Toretskut u godit mëngjesin e së hënës, ndërsa forcat ruse intensifikuan granatimet ndaj mbrojtjes ukrainase në rajonin e Donetskut.
“Shërbimi i shpëtimit gjeti trupat e pesë viktimave. Tre nga ta u nxorën nga rrënojat, e një prej tyre vdiq në spital”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Toretsk dhe qytetet përreth janë vënë shpesh nën zjarr nga linjat ruse në jug.
Shtabi i Përgjithshëm tha se në veri të qytetit të Slovianskut më shumë se dhjetë vendbanime ishin vënë nën zjarr.
Rusët po vazhdojnë të bombardojnë zonat përgjatë kufirit të rajoneve Luhansk dhe Donetsk dhe po vazhdojnë me sulm tokësor në lindje të qytetit të Lysychansk, të cilin e morën muajin e kaluar./UBTNews/