Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro ka thyer heshtjen pasi u mund në zgjedhjet presidenciale të së dielës. Ai falënderoi votuesit e tij, por nuk e pranoi publikisht humbjen. Megjithatë ai as nuk e kundërshtoi rezultatin, siç mendohej se do të vepronte.
Shefi i tij i shtabit, Ciro Nogueira, foli pas deklaratës së shkurtër të Bolsonaros duke thënë se “procesi i tranzicionit” të pushtetit do të fillojë.
Edhe pse Bolsonaro nuk e pranoi vetë humbjen, Gjykata e Lartë e Brazilit lëshoi një deklaratë menjëherë pas fjalimit të tij duke thënë se duke autorizuar kalimin e pushtetit, ai e ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.
Në mesazhin drejtuar mbështetësve të tij, Bolsonaro tha se “ëndrrat tona vazhdojnë të jenë gjallë si kurrë më parë”./UBTNews/