UBT News

Bolivia shpall emergjencë kombëtare pas përmbytjeve masive që lanë 50 viktima

Presidenti i Bolivisë, Luis Arce, shpalli emergjencë kombëtare pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshje të forta shiu, që shkaktuan më shumë se 50 viktima dhe shpërngulën mbi 100,000 persona. Të gjitha nëntë rajonet e vendit janë prekur, me një rajon të shpallur në gjendje katastrofe dhe tre të tjera në emergjencë.

Shërbimi meteorologjik i Bolivisë ka njoftuar se alarmet për daljen e lumenjve, të cilat zakonisht lëshohen në shkurt, janë shtyrë deri në mars dhe mund të vazhdojnë deri në prill. Deklarimi i gjendjes së emergjencës lejon blerjen e furnizimeve dhe shpërndarjen e burimeve. Për t’iu ardhur në ndihmë, janë dislokuar mijëra ushtarë, ndërsa Kongresi pritet të miratojë një huatë prej 75 milionë dollarësh për të trajtuar pasojat e kësaj katastrofe natyrore./UBTNews/

Exit mobile version