UBT News

Bola Ahmed Tinubu zgjidhet president i Nigerisë, opozita kërkon zgjedhje të reja

Bola Ahmed Tinubu u shpall të mërkurën fitues i zgjedhjeve presidenciale në Nigeri pasi liderët e opozitës i cilësuan votimet si të manipuluara dhe bënë thirrje për zgjedhje të reja.

Tinubu, 70 vjeç, përfaqëson partinë në pushtet të Kongresit të Gjithë Progresivëve, e cila mori afërsisht 8.8 milionë vota – rreth 36.6% të totalit, sipas kryetarit të Komisionit të Pavarur Kombëtar Zgjedhor (INEC), Mahmood Yakubu.

Ai mposhti nënpresidentin Atiku Abubakar të Partisë Demokratike Popullore (PDP) të opozitës dhe kandidatin e forcës së tretë popullore Peter Obi, i cili u bë i njohur veçanërisht në mesin e të rinjve./UBTNews/

Exit mobile version