UBT News

Bobi, qeni më i vjetër në botë

Një qen portugez 30-vjeçar është shpallur si qeni më i vjetër në botë nga Guinness, duke mposhtur një rekord që qëndroi për një shekull.

Bobi është një race e pastër Rafeiro do Alentejo – një racë që ka një jetëgjatësi mesatare prej 12 deri në 14 vjet.

Qeni i mëparshëm më i vjetër ndonjëherë ishte Bluey i Australisë, i cili vdiq në vitin 1939 në moshën 29-vjeçare.

Mosha e tij është vërtetuar nga baza e të dhënave e qeverisë portugeze për kafshët shtëpiake, e cila menaxhohet nga Unioni Kombëtar i Veterinarëve, sipas Rekordeve Botërore Guinness.

Ai ka jetuar gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, pranë bregut perëndimor të Portugalisë./UBTNews/

Exit mobile version