UBT News

BMW sjell një version të përditësuar të logos ikonike

BMW ka bërë disa ndryshime të vogla, por domethënëse, në logon e saj të njohur.

Ato u prezantuan për herë të parë në Panairin e Automobilave në Mynih, gjatë prezantimit të crossover-it elektrik iX3, model që pasqyron edhe drejtimin e ri të dizajnit të linjës Neue Klasse.

Ndryshimet janë të lehta për t’u vënë re: unaza e brendshme që më parë ndante rrethin e zi me mbishkrimin BMW nga fushat bardh e blu në formën e helikës, tashmë është hequr. Po ashtu, mungon edhe unaza blu që përdorej për të dalluar modelet elektrike, siç ishte rasti me iX1.

Gjithashtu, shkronjat janë më të holla, sfondi i zi ka marrë një pamje mat, ndërsa e gjithë logoja duket më e sheshtë dhe moderne.

Kjo nuk është hera e parë që BMW eksperimenton me logon e saj.

Para pesë vitesh, kompania prezantoi një variant të thjeshtuar, por ai u përdor vetëm për materiale marketingu.

 

Exit mobile version