Korporata Energjetike e Kosovës thotë se blloku B1 ka rënë nga sistemi, por është kthyer në operim sërish.
Në njoftimin e KEK-ut thuhet se “në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrijë kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”.
“Njoftim:Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se për shkaqe teknike njësia B-1 për një kohë të shkurt ka ndëprerë prodhimin dhe e njëjta tashmë është kthyer në operim. Në këto çaste kjo njesi është duke prodhuar mbi 210 MW/h dhe pas pak do të arrijë kapacitetin optimal prej rreth 260 MW/h”, njofton KEK-u./UBTNews/