Njësia B-1 e termocentralit B është ndaluar nga operimi më 4 janar pas mesnate. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli, i cili tha se ndalja nga operimi ka ndodhur si pasojë e rritjes së humbjes së ujit.
“Sot ekspertët e TC-B-së kanë arritur të bëjnë defektazhën ku janë identifikuar disa rrjedhje në kaldajë të cilat pritet të eliminohen deri të premten në mesditë, pastaj njësia do të kthehet në operim”, tha Bucolli.
Kujtojmë se remonti në njësinë B-1 të termocentralit B pati nisur gjatë verës, ku kishte përfshirë punimet në mullinj, ato në kazan, pompat termike, kondenzatorët, rezervarët e ujit, pompat furnizuese, në filtra e seperatorët e ujit.