UBT News

Bllokohet rruga te “Kroi i Mbretit” në Drenas

Reshjet e shiut të mbrëmshëm kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje pothuajse në të gjithë Kosovën, gjë që ka vështirësuar edhe lëvizjen.

Në fotografitë që kanë dërguar lexuesit, shihet se edhe në rrugën Drenas-Prishtinë, përkatësisht te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”, ka përmbytje nga reshjet e shiut, gjë që ka bërë edhe bllokimin e qarkullimit rrugor.

Sipas lexuesve, në vendin e ngjarjes janë edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), por edhe të Policisë së Kosovës.

Exit mobile version