Është bllokuar rruga për në Gërmi pasi dyshohet për një mjet shpërthyes. Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë marrë një informatë mëngjesin e së enjtes për një mjet shpërthyes.
“Sot rreth orës 10:30 është pranuar informata për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia.