Operatorët e transportit publik nisin parakalimin nga “Veterniku” në Prishtinë deri tek Qeveria e Kosovës, në formë të protestës për mosmbështetjen e këtyre transportuesve të udhëtarëve nga Qeveria.
Shoqata e Transportit të Udhëtarëve ka marrë vendim që të ndalin qarkullimin e autobusëve që nga e mërkura.
Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti të mërkurën ka kërkuar nga Shoqata e Transportuesve të Udhëtarëve që sa më parë të kthejnë shërbimet për qytetarët, ndërkohë që ka shprehur gatishmërinë për diskutim me përfaqësuesit e këtij sektori me qëllim të gjetjes së një zgjidhje sa më të favorshme./UBTNews