UBT News

Rama i gatshëm për takim me Kurtin e Muratin – Komuna nesër mban seancë të jashtëzakonshme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, ani pse dje nuk pranuan që të jetë i pranishëm në takimin me kryetarët e sindikatave të Trafikut Urban.

Pas protestës dy orëshe të punëtorëve të transportit publik, Rama tha se gjendja e njëjtë vazhdon ende.

Ai tha se ka paralajmëruar me muaj të tërë për bllokada që po i bëhen kryeqytetit nga Ministria e Financave.

Ndërkohë nesër do të mbahet seancë e jashtezakonshme në asamblenë e Komunës për të hyrat vetanake.

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve private edhe sot kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Në shenjë proteste punëtorët e trafikut urban dhe sektorit publiko-privat kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit me autobusë, të cilët i kanë vendosur në rrugën “Agim Ramadani” dhe Luan Haradinaj.

Ata kanë bllokuar rrugën te objekti i komunës se Prishtinës dhe mbrapa teatrit.

Punetorët po kërkojnë borxhin që ua ka komuna për të paguar derivatet dhe punëtorët për të rifilluar punën.

Tash e dy ditë, është ndalur qarkullimi i transportit publik ne kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar Ministrinë e Financave se e kanë bllokuar të hyrat vetanake, derisa ministri në detyrë, Hekuran Murati ka mohuar një gjë të tillë.

Exit mobile version