Një llogari në rrjetin social kinez Xiaohongshu është bllokuar pas një postimi rreth përvjetorit të shtypjes në sheshin Tiananmen në vitin 1989.
Thuhej: “Më tregoni me zë të lartë: çfarë date është sot”. Postimi në llogarinë që kishte 14 milionë ndjekës u fshie.
Faqja e saj në Weibo është zëvendësuar nga një mesazh që thotë se po hetohet për shkelje të ligjeve dhe rregulloreve.
Xiaohongshu ende nuk ka komentuar publikisht këtë çështje. Që nga e hëna në mëngjes, llogaria e saj në Weibo mbeti e kyçur, por aplikacioni – i cili ka rreth 300 milionë përdorues – ishte ende duke punuar./UBTNews