UBT News

Bllokimi më i madh ndaj kriptovalutave, Britania merr vendimin

Gjithashtu, autoritetet kanë lëshuar edhe një paralajmërim për konsumatorët rreth platformës Binance, duke u kërkuar të mos marrin për bazë premtimet për fitime të mëdha në investimet në kriptovaluta.

Lidhur me vendimin ka ardhur edhe një reagim i vetë kompanisë së themeluar në Kinë. Binance deklaron se vendimi i rregullatorit britanik nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shërbimet që ofron.

Gjithashtu, nuk do të pengojë britanikët që të tregtojnë kriptovaluta me këtë platformë, pasi nuk është me bazë në Britani.

Binance ofron një sërë shërbimesh duke nisur nga tregtimi i kriptovalutave, portofol digjital e deri të dhënia e huave për përdoruesit.

Exit mobile version