Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj bllokimit të qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare Kroaci-Serbi, bllokim ky nga dje.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ka thënë se e dënon sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, siç u shpreh ai, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre!
Hoxhaj tha se ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës.
“E dënoj sjelljen e policisë serbe në kufirin Kroaci-Serbi, e cila që nga dje, pa asnjë arsye, ka ndaluar qindra gra, burra, fëmijë dhe të moshuar, duke ua marrë pasaportat e tyre! Ky është një provokim i pakuptimtë dhe një sulm kundër popullit të Kosovës! @JosepBorrellF”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka shpërndarë dy fotografi dhe në shkrim ka etiketuar Josep Borrell.