UBT News

Bllokimi i foltores së Kuvendit, Rama: Humbës nuk është kush rrëzohet, por është ai që gërmon aty ku ra

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot pas seancës së parë të Kuvendit gjatë së cilës opozita bllokoi foltoren.

Kryeministri shkroi në rrjetin social “X” se bashkëbisedoi me ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, e cila do të merret me Prokurimet Publike, shkruan ATSH.

Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon”, shkroi Rama.

Opozita e nisi sot seancën e parë plenare të legjislaturës XI sërish me protesta kundër qeverisë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha si dhe disa deputetët të opozitës me pankarta në duar bllokuan foltoren e Kuvendit.

Kreu i PD-së kërkoi që të marrë fjalën në foltoren jashtë rendit të ditës, por drejtuesi i seancës së parë plenare, deputeti më i vjetër në moshë Vasil Llajo, ndërpreu fjalën e kryedemokratit./D.B/KP

Exit mobile version