Rusia ka vendosur të bllokojë qasjen për 81 media evropiane në territorin e saj. Ky veprim është një përgjigje ndaj masave të marra nga Bashkimi Evropian kundër mediave ruse, pasi BE vendosi të ndalonte transmetimet e tre mediave ruse në territoret e tyre.
Kufizimet e Rusisë përfshijnë disa media të njohura europiane.
Italia: Mediat italiane të bllokuara përfshijnë Rai, La7, La Repubblica dhe La Stampa.
Francë: Franca është vendi më i prekur me 9 media të bllokuara, duke përfshirë LCI, Le Monde, La Croix, Liberation dhe AFP.
Gjermani: Media gjermane të prekura janë Der Spiegel, Die Zeit dhe Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Spanjë: Në Spanjë, media të bllokuara janë El Mundo, El País, agjencia Efe dhe stacioni publik i radios dhe televizionit RTVE.
Hungari: Në Hungari, faqja e lajmeve 444.hu është e vetmja media e bllokuar.
Për arsyet e këtyre bllokimeve, Rusia argumenton se ato janë një përgjigje ndaj kufizimeve të vendosura nga BE për media ruse, të cilat sipas tyre janë të motivuara politikisht dhe të papranueshme. Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se kjo veprim është për t’u kundërpërgjigjur me kundërmjete të proporcionuara ndaj kufizimeve të BE-së, duke e cilësuar veprimin e BE-së si të papranueshëm dhe të paligjshëm.
Kjo situatë tregon një përshkallëzim të tensioneve midis Rusisë dhe Bashkimit Evropian në fushën e medias dhe informacionit, duke reflektuar një përpjekje për të kontrolluar narrativat dhe informacionin që qarkullon në këto vende./UBTNews/