Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar u ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin pikëkalime të tjera për qarkullim, pasi serbët kanë njoftuar se do të bllokojnë për qarkullim rrugën në pjesën serbe të Merdarit.
Sipas njoftimit të qendrës, bllokada do të nisë në orën 12:00 dhe do të zgjasë deri në orën 15:00.
“Njoftim me rëndësi. Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00. Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kombëtare”, thuhet në njoftim.
Serbët kanë paralajmëruar bllokim të rrugëve çdo të hënë në periudhën kohore 12:00 – 15:00, për të kundërshtuar “terrorin ndaj serbëve lokalë në Kosovë”.