UBT News

Bllokada e porteve të Ukrainës nga Rusia mund të jetë ‘katastrofike’ për Afrikën

Kryetari i Bashkimit afrikan, presidenti i Senegalit, Macky Sall, u ka thënë udhëheqësve të Bashkimit Evropian se bllokada e porteve të Ukrainës nga Rusia po i hap rrugën një “skenari katastrofik” që mund të çojë edhe drejt rritjes së çmimeve në të gjithë kontinentin.

Gjatë një fjalimi drejtuar liderëve në një samit në Bruksel, Sall tha se ndalimi i eksporteve të drithërave dhe plehrave përmes Detit të Zi përbën shqetësim për këtë kontinent që mund të përballet me kequshqyerje. Ai tha se çmimi i plehrave në të gjithë Afrikën tashmë është trefishuar në krahasim me vitin 2021.

“Sipas disa vlerësimeve, rendimentet e drithërave në Afrikë do të bien prej 20 deri në 50 për qind këtë vit. Synojmë të bëjmë gjithçka për të çliruar rezervat e disponueshme të grurit dhe për të siguruar transportin dhe qasjen në treg”, deklaroi ai.

Charles Michel, president i Këshillit të BE-së, tha se “BE nuk po kursen asnjë përpjekje për të liruar eksportet e Ukrainës mbi tokë dhe duke eksploruar rrugë alternative detare”./UBTNews/

Exit mobile version