Pas presidentit Joe Biden, edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një letre e ka uruar Serbinë në ditën e shtetësisë së saj.
Blinken në letrën dërguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ia ka përmendur Serbisë njohjen e Kosovës, duke i kërkuar arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse si dhe njohjen reciproke.
Blinken ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin të ndërtojnë një të ardhme edhe më të ndritshme së bashku si partnerë në Evropë dhe në skenën globale.
“Ne jemi të përkushtuar të mbështesim synimin e Serbisë për integrimin evropian dhe inkurajojmë normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke me Kosovën, e cila do të nxisë siguri dhe stabilitet më të madh në rajon”, thuhet ndër të tjera në letrën e Blinken dërguar Vuçiqit.