Forcat izraelite qëlluan për vdekje aktivisten amerikano-turke Aysenur Ezgi Eygi javën e kaluar gjatë një proteste në Bregun Perëndimor.
“Askush nuk duhet të qëllohet dhe të vritet për pjesëmarrje në një protestë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë një konference për shtyp në Londër, duke shtuar se vrasja e Eygi ishte “e paprovokuar dhe e pajustifikuar”.
“Sipas gjykimit tonë, forcat izraelite të sigurisë duhet të bëjnë disa ndryshime thelbësore në mënyrën se si ato veprojnë në Bregun Perëndimor, duke përfshirë ndryshime në rregullat e tyre të angazhimit”, tha ai./UBTNews/