UBT News

Blinken thotë se Rusia mban përgjegjësinë e plotë për incidentin tragjik në Poloni

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken thotë se Rusia është në fund të fundit përgjegjëse për incidentin tragjik në Poloni, ku si pasojë e shpërthimit të një rakete u vranë dy persona në një fshat pranë kufirit me Ukrainën.

Duke iu adresuar gazetarëve në një samit në Bangkok, Blinken tha se ai ka biseduar me homologun ukrainas për shpërthimin në Poloni, por shtoi se: “Çfarëdo të jetë konkluzioni, ne tashmë e dimë kush është pala përgjegjëse për këtë incident – Rusia”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një raketë e humbur ukrainase e mbrojtjes ajrore, por Kievi e ka vënë në dyshim këtë deklaratë./UBTNews/

Exit mobile version