Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se nëse plani i armëpushimit, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk përparon, Hamasi do të jetë fajtor.
Blinken përsëriti thirrjen e tij për Hamasin që të pranojë planin siç është përshkruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, 11 ditë më parë. Ai tha se përgjegjësia është mbi “një djalë” që fshihte “dhjetë kate nën tokë në Gaza” për të votuar, duke iu referuar liderit të Hamasit, Yahya Sinwar. Ai shtoi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka riafirmuar angazhimin e tij ndaj propozimit gjatë bisedimeve të së hënës në Jerusalem.
Netanyahu nuk e ka miratuar publikisht atë që Biden përshkroi dhe as nuk u deklarua lidhur me atë nëse përputhet me një propozim izraelit në të cilin bazohej deklarata e Bidenit.
Blinken e përshkroi si një “shenjë shpresëdhënëse” përgjigjen e Hamasit ndaj një rezolute të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të hënën.
Sipas rezolutës, Izraeli ka pranuar atë që Biden ka paraqitur dhe i bëri thirrje që edhe Hamasi të veprojë njëjtë. Këtë rezolutë e përshëndeti edhe Hamasi. Por Blinken tha se përgjigja e Hamasit nuk është përfundimtare, duke shtuar se “ajo që ka rëndësi” është ajo që thuhet nga udhëheqja e Hamasit në Gaza, “dhe kjo është ajo që ne nuk e kemi”.
“Nëse propozimi nuk do të procedohet, atëherë do të jetë “në dorën e tyre”, tha ai./UBTNews/