Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se përpjekjet po vazhdojnë për të “parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës në Lindjen e Mesme”.
Në një takim me sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ai tha se të dy vendet e tyre janë të përgatitura për t’i ndihmuar Izraelit të mbrohet në të ardhmen dhe se janë të vendosur për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Mënyra më e shpejtë për ta arritur këtë mbetet sjellja e marrëveshjes së armëpushimit në vijën e finishit. Është mënyra më e mirë për të kthyer pengjet në shtëpi, mënyra më e mirë për të marrë një infuzion masiv ndihme për njerëzit që kanë aq shumë nevojë për të në Gaza”, tha ai./UBTNews/