Departamenti i shtetit amerikan, ka lëshuar një njoftim në të cilin bën të ditur për një takim mes sekretarit Antony Blinken dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
Në të citohet Blinken të ketë njoftuar Zelenskyyn, për angazhimet për çështjen e Ukrainës, derisa i ka bërë thirrje Rusisë që të ndjekë diplomacinë si të vetmen rrugë për të arritur progres, njofton Klankosova.tv.
Tutje në Facebook thuhet se Blinken e ka përshëndetur angazhimin e Ukrainës për zgjidhje paqësore.
”Sekretari Blinken: E informova sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për angazhimet tona me Rusinë javën e kaluar dhe theksova se nuk do të ketë asgjë për Ukrainën, pa Ukrainën. Unë përshëndes angazhimin e Ukrainës për një zgjidhje paqësore dhe i bëj thirrje Rusisë që të ndjekë diplomacinë si e vetmja rrugë përpara”.