UBT News

Blinken takohet me Netanyahun dhe kabinetin e luftës të Izraelit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po takohet me kabinetin e luftës të Izraelit në Tel Aviv, pas një takimi me kryeministrin Benjamin Netanyahu, sipas Departamentit të Shtetit.

Blinken mbërriti në Izrael të premten për takime me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë të lartë izraelitë. Ai shoqërohet nga ambasadori i sapo konfirmuar i SHBA-së në Izrael, Jack Lew.

Kjo është vizita e tretë e Blinken në Izrael që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor.

Në komente për mediat përpara se të largohej nga Uashingtoni të enjten, Blinken tha se kishte në plan të fliste me qeverinë izraelite për “fushatën e vazhdueshme kundër organizatës terroriste Hamas” dhe “hapat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur civilët”.

Exit mobile version