UBT News

Blinken: Takimi i G20-ës është “dëmtuar” nga pushtimi rus i Ukrainës

Takimi i ministrave të G20-ës në Indi është “njollosur” nga lufta në Ukrainë, sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

“Fatkeqësisht, ky takim është dëmtuar përsëri nga lufta e paprovokuar dhe e pajustifikuar e Rusisë kundër Ukrainës, fushata e qëllimshme e shkatërrimit kundër objektivave civile dhe sulmi i saj ndaj parimeve thelbësore të Kartës së OKB-së”, tha Blinken në një fjalim para takimit të G20-ës.

“Ne duhet të vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund agresionit dhe të tërhiqet nga Ukraina për hir të paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit ekonomik”, shtoi Blinken.

Zyrtarët e G20-ës janë mbledhur për një sërë ngjarjesh në Indi, që ka aktualisht presidencën e grupit./UBTNews/

Exit mobile version