UBT News

Blinken sot në Tiranë, zbardhet agjenda

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të qëndrojë sot më shumë se tetë orë në Tiranë në një vizitë ku pritet të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.

Me rastin e kësaj vizite, Blinken dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ku pritet të mbërrijë rreth orës 11:00 Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Exit mobile version