Situata humanitare në Gaza është e rënduar, veçanërisht për sa i përket shpërndarjes së ndihmave për civilët, tha të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke përmendur operacionet luftarake në jug.
“Kufiri në Rafah mbetet i mbyllur dhe ky është një problem i vërtetë”, tha Blinken gjatë një konference për shtyp në Pragë.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë intensivisht për të adresuar nevojat akute të civilëve të Gazës./UBTNews/