UBT News

​Blinken: Putini ua mohoi rusëve zgjedhjet e lira

Kremlini u ka mohuar qytetarëve të tij një proces transparent dhe të lirë demokratik, tha sot sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Sipas Blinkenit, zgjedhjet në Rusi ishin “anti-demokratike” pasi ato ishin zhvilluar në sfondin e shtypjes intensive të zërave të pavarur dhe burgosjes, vdekjes ose internimit të të gjithë opozitës së vërtetë politike.

“Vladimir Putin u ka mohuar qytetarëve të tij aksesin ndaj informacionit dhe pjesëmarrjes politike”, shtoi Blinken.

“Pavarësisht nga rezultati i paracaktuar i këtyre zgjedhjeve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë me ata që kërkojnë një të ardhme më të mirë për Rusinë”, tha sekretari amerikan i Shtetit në një deklaratë.

Exit mobile version